Nga Shqipëria / E Premte 5 Tetor 2018, 16:04

Pasi u kap mat në hotel me kolegun, këngëtarja shqiptare ndahet nga i dashuri

Këngëtarja shqiptare e hitit "Anyhere", Rita Ora u përfol së fundmi në media për shkak të disa fotove, ku Rita dhe Chris Brown, shfaqeshin duke festuar së bashku në një club në Milano. Sipas mediave të huaja mes tyre ka patur flirte gjatë gjithë kohës dhe se e shpenzuan natën bashkë në hotelin e këngëtarit.

Menjëherë pas kësaj ngjarje këngëtarja me origjinë shqiptare ka konfirmuar ndarjen nga i dashuri Andrew Watt. Ajo ka dhënë një intervistë së fundmi ku ka treguar se marrëdhënia e tyre ka marrë fund duke mos treguar shkaqet se përse, por dyshohet se arsyeja është Chris Brown.

Ndër të tjera ajo ka kujtuar edhe lidhjen e shumë diskutuar me Calvin Harrism ku tregoi se atë e ka dashur shumë dhe se ka qenë e lumtur pranë tij.