Nga Shqipëria / E Premte 5 Tetor 2018, 15:03

Menjëherë pas dasmës së bujshme, Elita Rudi bën ndryshimin e rëndësishëm

Kanë kaluar dy javë nga dasma e bujshme e reperit Gjiko dhe moderatores Eita Rudi. Ata i dhanë fund beqarisë në një ceremoni që mori vëmendjen e të gjithëve dhe çdo detaj u komentua gjatë nga media dhe publiku.

Mirëpo siç duket, Elita Rudi, është një nuse tradicionale, pasi menjëherë pas dasmës ajo ka bërë ndryshimin e madh që nuk u vu re nga askush. Moderaorja simpatike ka ndryshuar emrin në Instagram dhe nga Elita Rudi e ka vendosur Elita Rudi Gjikolli, duke marrë kështu mbiemrin e bashkëshortit Gjiko.

Siç dihet në media është aluduar se moderatorja dhe reperi shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë, mirëpo lajmin ende nuk e kanë konfirmuar.