Nga Shqipëria / E Premte 5 Tetor 2018, 15:03

Harrojeni 'Behlulin' simpatik, aktori turk ndryshon pamjen dhe s’po u besojmë syve

Aktori I njohur turk, Kivanç Tatlitug, i cili në Shqipëri u bë i njohur pas një sërë rolesh që ka luajtur, si Kuzey, Belhul apo Kurt Seit është një nga aktorët më të dashur për publikun. Ai ka tërhequr vëmendjen me profesionalizmin e tij, por është dhe një ndër meshkujt më simpatik, i cili pëlqehet shumë nga femrat.

Megjithatë së fundmi aktori i ka surprizuar të gjithë, teksa në disa foto shfaqet krejtësisht i transformuar. Në disa imazhe të publikuara prej tij, shihet shumë më ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht.

Siç lajmërojnë mediat e huaja, Kivanç do të luaj një rol ndryshe në serialin e ri që do të quhet “Organize İÅ?ler 2”. Ndryshe nga produksionet e tjera, këtë herë aktori nuk është njeriu i drejtë dhe romantik, por një vagabond turk me pseudonimin “Saruhan biondi”.