Prej kohësh këngëtarja e njohur Enca ka treguar se do të publikojë bashkëpunimin e shumëpritur me reperin Don Phenon, i cili do të titullohet "Kujt po i hanë". Këngëtarja ka zbuluar për fansat disa nga pamjet e klipit dhe ka rrëfyer se do të shfaqet mjaft seksi në këtë këngë.

Së fundmi ajo i ka lënë të gjithë pa fjalë teksa ka publikuar një foto me pamjen që do mbaj në klip. Në këtë foto ajo shihet e veshur vetëm me tanga, teksa ka kthyer kurrizin dhe në sy bien të pasmet e saj bombastike.

Përveç fotos, këngëtarja ka publikuar dhe një promo të vogël të këngës dhe ka treguar se nuk ka ndërmend ta tregojë datën e publikimit, pasi do që të jetë një surprizë për fansat.




