Lori Hoxha është një ndër personazhet më të njohur në vend. Ajo tërheq vëmendjen gjithmonë me postimet e saj, të cilat pëlqehen dhe komentohen gjatë nga publiku. Lori edhe pse është shumë aktive në rrjetet sociale, mundohet që jetën e saj private ta mbaj larg syrit të publikut.

Mirëpo së fundmi si asnjëherë më parë, bloregja e njohur ka publikuar disa pamje nga shtëpia e saj. Duke pasur parasysh jetën luksoze që bën, kurioziteti i publikut për shtëpinë e saj ka qenë i madh.

Për këtë arsye, Lori ka publikuar disa pamje ku shihet salloni i shtëpisë dhe në sfond shihet pamja e Tiranës që të mundëson shtëpia e saj.




