Nga Shqipëria / E Premte 5 Tetor 2018, 13:01

Kjo video ku Donald Trump-it i ngec letra higjienike në këpucë do t’ju shkrijë së qeshuri

Një video pjesë e të cilës është presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është shpërndarë me shpejtësi ditën e sotme në rrjetet sociale, pasi presidentit i ishte qepur nga pas një letër higjienike.

 Në këtë video Trump shihet duke hipur në avion, teksa në këmbën e tij ishte ngjitur një letër higjienike. Letra nuk po i ndahej deri në momentin që Trumb hyri në avion. Ky moment është kapur nga kameramanët dhe është bërë virale në internet.

Të shumtë kanë qenë ndjekësit që kanë qeshur dhe e kanë komentuar këtë skenë duke e quajtur atë tepër komike.