Seriali i njohur turk "Fate të kryqëzuara" ka qenë një nga më të ndjekurit përpara disa vitesh në vendin tonë. Dy nga personazhet që tërhoqën më shumë vëmendjen kanë qenë dy aktoret e njohura Nurgul Yesilcay dhe Alina Boz, të cilat luanin rolin e nënës Gylseren dhe vajzës Hazall.

Siç dihet në seria marrëdhënia e tyre nuk ka qenë aspak e mirë pavarësisht se luanin rolin e nënës me të bijën, mirëpo siç duket kjo marrëdhënie është përkeqësuar edhe në jetën reale.

Së fundmi mediat turke kanë shkruar se dy aktoret e njohura janë zënë keq për shkak të këngëtarit të njohur, Mithat Can Ozan. Këngëtari më parë ka qenë në një lidhje me aktoren Nurgur por prej një viti ai është lidhur me 20 vjeçaren, Alina Boz.




