Nga Shqipëria / E Premte 5 Tetor 2018, 12:12

Aulona ti je? Moderatorja bën ndryshimin drastik në pamje dhe s’keni për ta njohur

Moderatorja e njohur e emisionit "Thumb", Aulona Musta është një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale e  cila komentohet gjatë nga mediat. Ajo njihet për ndryshimet e shpeshta që bën ën pamje dhe për kujdesin që i kushton vetes.

Së fundmi Aulona i ka habitur të gjithë, teksa ka treguar ndryshimin e madh që ka bërë në pamje. Në një foto të publikuar prej saj moderatorja shihet me flokë të shkurtër dhe bjond dhe pranë postimit ajo ka dhënë një mesazh për ndjekësit.

"Pra, ti po me thua qe s’mund te jesh nje grua me floket e krehur, qe ben vrap dhe perpiqet te shohi ca muskuj barku aty ketu, qe ka dy tenxhere mbi sobe qe e presin te gatuaje per sot dhe neser, plus nje tave e mbushur me uje qe pret te “krruhet” e te lahet (per te mos folur per 100 gjerat e tjera qe e presin dhe nuk jane ne foto)? Vertet ti beson qe nje grua s’mund te jete e s’mund te beje shume gjera ne te njejten kohe? Vertet ti kerkon ta kornizosh e ta etiketosh vetem ne shtepiake, apo vetem grua ne karriere? Vetem te mbajtur, apo vetem te lene pas dore? Vetem familjare, apo vetem egoiste qe kudjeset shume per veten? Ah sa gabim e ke! Akoma s’e ke marre vesh qe nje grua mund te jete shume gjera ne te njejten kohe! Nese ti ndalon se etiketuari, nese ti nuk e ndalon, apo nuk i behesh pengese, nese ti e motivon dhe i behesh krah, nje grua te mund te jete e te beje gjithcka! Vere ne prove veten e dashur “grua”, dhe do ta shohesh! Per te gjitha vajzat dhe grate qe mendojne se nuk mund t’ja dalin dhe kane ndaluar se beri gjerat qe duan, mos u dorezoni!", shkruan Aulona.