Siç duket këngëtarja e njohur, Tuna dhe Robert Berisha, nuk kanë ndërmend që t’i japin fund sherrit të bujshëm që prej muajsh po diskutohet gjatë në media. Pas deklaratës që Roberti bëri disa muaj më parë në emisionin “Rudina”, ku tregoi se marrëdhënie mes tij dhe Tunës nuk ishte aspak e mirë dhe se nuk mund të shkon në festat familjare pasi ajo ishte e pranishme, Tuna iu kundërpërgjigje në emisionin ‘Prive’ duke e injoruar.

“Media i jep hapësirë çdokujt, kështu që secili mund të thotë çfarë të dojë, por unë nuk kam kohë për gjëra të tilla”, shtoi Tuna.

Por Berisha nuk u ndal me aq dhe i ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ i është kundërpërgjigjur Tunës publikisht.

“Pasi nuk po i shkon mirë këngë dhe me projekte, normal që i ka thirrë vet dhe iu ka thënë ju lutem të vijë të bëj një intervistë. Ja ka tregu dhe pyetjet si t’ia bëjnë, por s’ka lidhje unë jam happy që ata janë mirë. Tunës suksese në karrierë”,tha Robert Berisha.
View this post on Instagram@robertberishaofficial @kelvikadilli ð??¥ð??¥ #FlakeFare @pop_culture_tch @topchannelalbania



