Marrëdhënia mes modeles Oriola Marashi dhe reperit të labelit "OTR" , Varrosi, është diskutuar shumë nga mediat. Të shumtë kanë qenë ata që kanë aluduar se dyshja është në një lidhje mirëpo ata nuk kanë pranuar asgjë publikisht.

Ditën e sotme Varrosi feston ditëlindjen dhe Oriola nuk ka ngurruar që ta urojë atë publikisht. Ajo ka publikuar vazhdimisht foto në ‘Instastory’ ku shfaqet së bashku me të.

Përveç fotove të publikuara prej saj, në një postim që Varrosi bëri në profilin e tij, Oriola i mbushi komentet me zemra duke treguar kështu se për të reperi është tepër i rëndësishëm.




