Nga Shqipëria / E Enjte 4 Tetor 2018, 19:07

Si asnjëherë më parë, Orinda zbulon gabimin e pafalshëm të Turit në ditën e dasmës

Çifti i njohur i showbizit shqiptar, Orinda Huta dhe Turjan Hyska, i dhanë fund beqarisë një vit më parë në një dasmë madhështore që u komentua gjatë. Ata që të dy kanë nisur së fundmi sezonin e ri në televizionin ‘Klan’,  ku Turi do të vijë me dy produksione, ndërsa Orinda do të prezantojë emisionin ‘Jo vetëm modë’.

Ditën e sotme moderatorja ka qenë e ftuar në emisionin ‘Rudina’ ku ka treguar disa të pathëna për ditën e dasmës, por edhe për planet e së ardhmes.

Ajo ka treguar se në ditën e dasmës Turi ka bërë një gabim të pafalshëm pasi është vonuar 30 për të ardhur në dasmë dhe ajo e ka pritur për shumë gjatë.

Orinda ishte e fiksuar pas numrit 7. Ju e dini që dasma e tyre mban datën 27.07.2017. Edhe në altar, në orën 7.00 (19.00) donte të ishte. Por nuk ndodhi kështu për faj të Turit: “Siç e kemi ne shqiptarët, të gjithë vijmë me vonesë. Edhe dhëndri u vonua. Donte të vinte në kohë, por nuk erdhi dhe unë e kam pritur poshtë kalasë së Petrelës. Doja që gjithçka të ishte në vendin e duhur në orën 7 (unë e kisha fiksim 7-ën), por nuk erdhi, erdhi në 7 e 30” – rrëfen Orinda me të qeshur duke kujtuar momentin e saj më të bukur.