Nga Bota / E Enjte 4 Tetor 2018, 18:06

Flinte prej vitesh rrugëve, banorët e lagjes i ndryshojnë jetën 55-vjeçarit

Historia e një 55-vjeçari i cili prej vitesh endej rrugëve dhe keqtrajtohej nga një bandë, ka marrë së fundmi vëmendjen e të gjitha mediave. Bëhet fjalë për Igor Giecin, i cili jetonte prej disa kohësh në një tendë, mirëpo një grup të rinjsh e rrahën dhe i shkatërruan atij vendin ku jetonte.

Pas këtij sulmi, 55-vjeçari mbeti me plagë të shumta në trup dhe fytyrë pasi të rinjtë e dhunuan atë për 20 minuta rresht. Mirëpo kur banorët e lagjes e morën vesh, ndërmorën një nismë dhe mblodhën fonde që ti gjenin një shtëpi të moshuarit që kur ai të dilte nga spitali të kishte një strehë ku mund të flinte.

Në vetëm një dy ditë banorët bënë të mundur që të mblidhnin të ardhura të mjaftueshme që Igor të priste flokët, të merrte një palë syze me recetë si dhe për të blinte medikamentet që i duheshin për të mjekuar plagët.

Ndërsa jeta e tij ndryshoi rrënjësisht kur një zhvillues pronash i dha atij një banesë për të fjetur përkohësisht, ndërkohë që deri më tani banorët kanë bërë të mundur që ti mbledhin rreth 1,000 funte për t’i siguruar atij një shtëpi të përhershme.