Nga Shqipëria / E Enjte 4 Tetor 2018, 16:04

Fejohet Albani dhe Çiljeta, shihni super unazën me diamant

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe futbollisti i "Partizanit", Alban Hoxha prej kohësh janë përfolur në media për lidhjen e tyre. Ata prej vitesh janë në një marrëdhënie, mirëpo vetëm kohët e fundit e kanë bërë atë publike.

Çifti siç duket e kanë shumë seriozisht, pasi pak kohë më parë Çiljeta foli dhe për planet që ka për dasmë ku tregoi e dëshiron shumë të bëjë një ceremoni pranë detit.

Ditën e sotme, ajo i ka surpizuar të gjithë teksa ka treguar se lidhja e saj dhe e Albanit tashmë është zyrtarizuar. Çiljeta ka publikuar një foto në ‘instastory’ ku shfaqet e kapur për duarsh me futbollistin ndërkohë që ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ka qenë unaza me gurin e madh që Çiljeta mbanë në gishtin e fejesës.