Nga Shqipëria / E Enjte 4 Tetor 2018, 15:03

Shokuese: Nuk kanë të njëjtën fe, aktori refuzon të takojë vajzën prej 6 vitesh

Aktori i njohur i filmit "Mission: Impossible – Fallout", Tom Cruise ka habitur gjithë opinionin publik së fundmi pas lajmeve që po qarkullojnë në mediat e huaja. Sipas ‘US Weekly’ aktori i famshëm nuk e ka takuar të bijën për 6 vjet pasi ajo nuk i përket besimit “Scientology”.

Siç tregojnë burimet, ndonëse ai ka mundësi ta takojë të bijën Suri 10 ditë në një muaj, ai nuk pranon ta shoh atë pasi nuk është e të njëjtit besim.

Tom prej dekadash ka qenë pjesë e këtij besimi. Me këtë kult e ka njohur për herë të parë bashkëshortja e tij e parë Rogers. Fëmijët që Cruise adoptoi gjatë martesës me Nicole Kidman janë gjithashtu të këtij besimi. Ndërsa vajza e tij biologjike, Suri, ka qëndruar larg për shkak se nëna e tij, Katie Holmes mori kujdestarin pas divorcit.