Nga Shqipëria / E Enjte 4 Tetor 2018, 15:03

Majkun e zë belaja: Pasi u kapën mat, 18-vjeçarja i publikon mesazhet private

Ditën e djeshme në të gjitha mediat qarkulloi lajmi se reperi i njohur, Majk, ishte në lidhje me një vajzë 18-vjeçare nga Tirana. Në disa foto të publikuara në revistën “Story”, ai dhe vajza e cila quhej Kejda, shfaqeshin duke drekuar në një restorant.

Mirëpo 18-vjeçarja i ka mohuar së fundmi të gjitha aludimet në një prononcim për ‘Jeta osh qejf’. Ajo ka treguar se me reperin nuk ka asnjë lidhje dhe se ata veç kishin dal disa herë për dreka e darka. Përveç se mohoi lidhjen Kejda publikoi edhe disa biseda intime me Majk.

“Ai këtë lajm e ka marrë me sportivitet, ama mua më vjen inat se jam femër e s’do doja të më dalin fjalë kot së koti, jo të vërteta. Po ça me bo! Kjo është Shqipëria! Vetëm me shpikje e fjalë lart e poshtë merren njerëzit". ka thënë ajo.