Nga Shqipëria / E Enjte 4 Tetor 2018, 14:02

Braktisi Shqipërinë për SHBA-në, moderatorja shqiptare zbulon profesionin e ri

Ajo është një ndër ish-prezantueset më të njohura dhe më të ndjekura shqiptare. Bëhet fjalë për blogeren e njohur,  Estela Ukaj, e cila vetëm pak kohë më parë u bë nënë për herë të parë. Siç dihet ajo e lindi vajzën në Amerikë dhe disa javë më parë tregoi se së bashku me familjen do të largoheshin nga Shqipëria dhe do të nisnin një jetë të re atje.

Siç duket çdo gjë po i shkon mirë blogere së njohur në SHBA pasi së fundmi, ajo ka treguar për të gjithë ndjekësit profesionin e saj të ri në Amerikë.

"Jam shumë e lumtur të njoftoj angazhimin tim për “Farran Real Estate”, si një specialiste e marrëdhënies me publikun. “Farran” është një markë që operon prej më shumë se 80 vitesh në Nju-Jork në pasuritë e patundshme, zhvillimin dhe investimin. Jam shumë e emocionuar t’i bashkohem këtij ekipi dhe e gatshme për t’ia dalë me sukses."- shkroi Estela në postimin e saj.