Gazetari i njohur i emisionit "Opinion", Blendi Fevziu është kthyer në një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Jeta e tij private përben gjithmonë një interes dhe siç dihet merr vëmendjen e të gjithë mediave.

Ditën e djeshme në familjen e tij ka pasur një gëzim, pasi vajza e vogël e familjes Alis ka festuar ditëlindjen.

Alis ka mbushur 3 vjeç dhe në fotot e publikuara nga Blendi shihet se i kishin organizuar një festë të madhe. Në këto foto shtëpia e tyre është e mbushur me tullumbace ngjyrë rozë dhe Alis me gazetarin shihen mjaft të lumtur së bashku.




