Nga Shqipëria / E Enjte 4 Tetor 2018, 13:01

Vetëm 8-vjeç, vogëlushi shqiptar lë pa fjalë francezët me inteligjencën e tij

Vogëlushi 8-vjeçar nga Tirana, Anxhelo Yzeiraj, ka tërhequr së fundmi të gjithë vëmendjen e mediave me inteligjencën e tij mbi mesatare. Ditën e djeshme ai ka qenë i ftuar në emisionin "Rudina" ku ka habitur publikun me njohurit e tij.

Siç rrëfeu dhe i ati, ata kanë emigruar për në Francë kur Anxhelo ishte vetëm 4 vjeç dhe qëndruan atje për 4 vjet. Ai ka marrë pjesë në shumë konkurse në Francë ku I ka habitur të gjithë jurinë me inteligjencën e tij.  Nga 48 pjesëmarrës, ku më i madhi ishte 18 vjeç, Anxhelo fitoi vendin e parë.

Shumë nga psikologët që e kanë vizituar Anxhelon kanë treguar se ai ka një inteligjencë mbi normalen dhe një kujtesë mjaft të mirë.

“Unë nuk dua ta mburr djalin tim, por ai është fëmijë shembullor. Ai ka qenë 4 vjeç e gjysmë kur ka marrë pjesë në një konkurs me 48 pjesëmarrës në Francë dhe ka fituar çmimin e parë. Pas konkursit ai ka ngritur flamurin shqiptar në Francë. Edhe drejtori i shkollës në Francë më vinte në shtëpi dhe më thoshte ke një djalë të përkryer. Ai ka qenë 3 vjeç e gjysmë kur vura re se kishte memorie shumë të fortë. Kur i tregoja përralla në të cilat përfshija shtetet dhe kryeqytetet e botës vura re se i mbante mend të gjitha. Pasi jemi kthyer nga Franca kam nisur t’i mësoj historinë e Shqipërisë dhe çdo gjë që i kisha thënë unë ai m’i tregonte mbrapsht”, tha babai I djalit.

“Këtë vit unë kam ndryshuar shkollën dhe mësuesja ende nuk e di sa shumë gjëra di, por do ta mësojë. Unë kur të rritem dua të bëhem inxhinier dhe gjeograf sepse ato ndërtojnë gradaçela. Matematika është lënda ime e preferuar në shkollë”, përfundoi 8 vjecari.