Pas një sezoni të lodhshëm në punë, çifti i njohur i showbizit Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, kanë vendosur që të nisen për disa ditë pushimi. Ata kanë zgjedhur që të pushojnë në një nga vendet më përrallore, në Maldive.

Miriami ka qenë shumë aktive në 'Instagram' dhe ka publikuar vazhdimisht foto nga ky vend, duke i lënë të gjithë pa fjalë me pamjen. Mirëpo pak më parë i ka habitur të gjithë teksa ka zbluar disa nga ambientet e brendshme të shtëpisë së pushimeve.

Në të shihet një shtëpi e ndërtuar mbi ujë, e cila ka shelzone dhe vaskë në pjesën e jashtme, ndërkohë që brenda shtëpisë ka një hapësirë xhami ku Miriami po lahet në det. Të gjithë janë mahnitur pasi padyshim kjo është shtëpia e ëndrrave për çdo kënd.




