Marina Vjollca ka qenë një nga moderatoret më të përfolura së fundmi në media pasi është aluduar se këtë sezon televiziv bukuroshja bjonde nuk do të prezantonte asnjë emision të ri.

Dyshimet u shtuan më shumë kur në spotin e sezonit të ri në ‘Tv Klan’ , Marina Vjollca nuk bënte pjesë. Megjithatë së fundmi është zbuluar se moderatorja do të sjellë shumë shpejt një emision të ri në ‘Tv Klan’.

Sipas ‘Xing.al’ Marina ka nisur që tani punën dhe shumë shpejt do të sjellë emisionin e ri i cili në qendër do të ketë talentet e reja nga fushat e ndryshme. Siç thonë burimet ky emision do të transmetohet në muajin shkurt.



