Reperi Majk përveç se një ndër këngëtarët më të suksesshëm momentalisht në vendin tonë, është gjithashtu edhe një ndër personazhet që përflitet më shumë për jetën e tij private.

Pas ndarjes nga Majlinda Zeka, reperi i hitit “Ajo” u përfol se ishte në një marrëdhënie me modelen kosovare Melita Nushi. Ndonëse nuk dolën asnjëherë publikisht, dyshja ngriti dyshimet pasi në çdo vend ishin bashkë.

Megjithatë pak muaj më parë ata i dhanë fund lidhjes dhe ndarja e tyre u diskutua gjatë. Por siç duket këngëtari e ka hedhur pas krahëve ndarjen nga Melita dhe është lidhur me një vajzë më të re në moshë.

Sipas disa fotove të siguruara nga revista ‘Story’, Majk është fotografuar duke drekuar me një vajzë emir i të cilës është Kejda. Ajo është nga Tirana dhe është 18 vjeç dhe njihet pasi është një ndër tatuatoret e rralla femra në Shqipëri.



