Ditën e sotme në të gjitha mediat bëri bujë lajmi se avokatja e njohur Eni Çobani u shoqërua në komisariat pas një debate që pati në një seancë gjyqësore me nusen e klientes së saj.

Megjithatë siç duket një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë dhe këtë gjë e ka treguar së fundmi vetë Eni në një reagim për ‘Gazetën Shqiptare’. Ajo ka rrëfyer se gjithçka është një disinformim dhe se në Gjykatën e Apelit ishte zhvilluar një séancë normale dhe pa probleme.

“E gjitha është një dezinformim. Skandaloze, nuk e di se si ka dalë ky lajm që unë jam shoqëruar në komisariat. Është një lajm i rremë dhe se di si mund të luhet me figura publike. Unë jam duke u kthyer për në Tiranë dhe një gjë të tillë e kam marrë vesh nga të tretë. Në gjykatën e Apelit është zhvilluar një seancë normale dhe nuk ka pasur asgjë nga ato që thonë mediat”- është shprehur Eni.

Ndër të tjera dhe vetë Gjykata e Apelit ka pohuar se nuk ka pasur asnjë problem dhe se nuk janë në dijeni se nga ka dal ky lajm i rremë.



