Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Tetor 2018, 16:04

Lorik Cana baba për herë të dytë? Reagon bashkëshortja e ish-kapitenit

Ditën e sotme në media u përhap me shpejtësi  intervista që ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, bëri në emisionin "Wake up", ku foli për një fëmijë të dytë dhe se madje ai dhe bashkëshortja Monika kishin zgjedhur edhe emrin e foshnjës në rast se do të ishte vajzë.

“Dua që Bojken të ketë një vëlla ose një motër. Në fakt, Monica do vajzë dhe ia ka gjetur emrin që tani. Dëshiron që ta quajë Enkelejda”, tregoi Loriku.

Menjëherë pas kësaj të gjithë menduan se Monika ishte në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt ata do të bëheshin prindër. Mirëpo pak më parë ka reaguar vetë Monika dhe nëpërmjet një postimi ka përgënjeshtruar lajmet.

“Nuk jam shpatëzën”, ka shkruan ajo në një video në ‘Instastory’ ku shfaqet duke e mohuar lajmin me gisht.