Moderatorja e emisionit "Ditë e re" , Dejana Shabani ka publikuar së fundmi në profilin e saj një video nga emisioni, ku ishte duke kërcyer me një këngë greke.

Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga fansi i saj, i cili i ka dërguar asaj një mesazh aspak të këndshëm, ku e quan kurvë dhe e kërcënon duke thënë se duhet të tërhequr zvarrë.

Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga Dejana, e cila ka reaguar menjëherë duke publikuar këtë mesazh dhe duke e bërë për një lekë burrin në fjalë.
"Ti që edhe emrin e ke grek, dhe mbiemrin? Me siguri çun kurve duhet të jesh, se vetëm një legen mund të shkruajë kështu. Mos e trego patriotizmin duke ofenduar femrat që as nuk i njeh dhe po të fus dhe një denoncim që të bindesh mirë kë tërheq zvarrë."- ka shkruar moderatorja e revoltuar.

"A mo Vasil, të ka lënë Greqia me pasoja. Po ça faji të kam unë që desha të kërcej?! Se të shkon mami dhe motra me grek, nuk do të thotë se shkojmë të gjithë, hë xhan."- ka vazhduar ajo më pas.



