Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Tetor 2018, 14:02

Një kopje e të atit, shihni sa shumë është rritur djali i Majk

Jeta private e reperit Majk ka qenë gjithmonë e diskutuar nga mediat. Siç dihet ai është baba i një djali që quhet Roan. Edhe pse Majk kalon shumë kohë me të, ai rrallëherë publikon foto të djalit.

Për këtë arsye shumë nga fansat e tij e kanë akuzuar atë se nuk kujdeset për vogëlushin e tij. Mirëpo kjo gjë nuk është e vërtet, pasi vetë Majk ka treguar se për të Roan është shumë i rëndësishëm.

Ai së fundmi ka publikuar disa foto të djalit duke treguar se sa shumë është rritur ai. Roani tashmë është 2 vjeç dhe siç duket në foto sa vjen dhe po i ngjanë më shumë babait të tij.