Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Tetor 2018, 13:01

Si asnjëherë më parë, Rudina Magjistari i shpreh publikisht dashurinë burrit

Moderatorja e njohur, Rudina Magjistari, është kthye në një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar dhe emisioni i saj “Rudina” ndiqet shumë nga të gjithë.

Ajo është një nga moderatoret më aktive në rrjetet sociale dhe shpesh herë publikon foto dhe video nga jeta e saj e përditshme. Së fundmi si rrallëherë, ajo ka publikuar një foto ku shfaqet bashkëshorti i saj, Xhavit Bajrami. Pranë fotos ajo ka shkruar disa fjalë zemre për të duke treguar se është shumë e dashuruar me të.

"Dashuria e jetës time, miku im më i mirë, dashuria ime, bashkëshorti im", janë fjalët që ka shkruar Rudina në postim, bashkangjitur me një zemër të kuqe.