Në spektaklin e njohur "Dance with me" këtë të hënë, moderatores së njohur shqiptare, Leila Kraja, i ndodhi një incident i cili me siguri nuk u vu re nga të gjithë. Gjatë momentit që ajo dhe këngëtari Robert Berisha po kryenin numrin koreografik, Lei u vendos në siklet pasi pantallonat e saj u çanë.

Të resë, teksa ka qenë duke kërcyer, i është grisur kostumi në pjesën e vitheve, duke bërë që asaj ti duket qartësisht një pjesë e mishit të fundshpinës.

Ky moment nuk u komentua gjatë nga juria dhe siç duket Lei e kaloi me mjaft sportivitet këtë incident, pasi për asnjë moment nuk e ndaloi koreografinë.



