Prej disa muajsh në media është diskutuar marrëdhënia aspak e mirë mes këngëtares Tuna dhe kunatit të saj Robert Berisha. Pak muaj më parë, Roberti në një intervistë për emisionin “Rudina” tregoi se nuk ka aspak raport të mirë me Tunën dhe se prej saj nuk mund të shkojë në asnjë festë familjare.

Ndërsa vetë Tuna pas një periudhe të gjatë heshtje në emisionin “Prive” e injoroi publikisht Robertin duke treguar se për të ishte i parëndësishëm.

“Nuk e kam komentuar për arsye se për mua nuk kanë vlerë, e vetmja gjë që ka vlerë për mua në këtë fazë është familja ime. Familja ime nënkupton: unë, Patrisi dhe Tian. Kështu që të gjithë të tjerët janë të parëndësishëm në jetën time, vendimet e tyre janë të parëndësishme. Ne jetojmë në një shtet të lirë, mediat i japin hapësirë gjithkujt. Kushdo mund të shprehë mendimin e lirë, unë për vete nuk kam kohë për këto gjëra. Në intervista dal për projektet personale, të tjerët janë të parëndësishëm”, u shprëh këngëtarja.

Mirëpo pas deklaratave të Tunës së fundmi ka reaguar edhe vetë Roberti. Këngëtari publikoi një foto të Patrisit dhe Tianit, duke treguar kështu se marrëdhënia me vëllain është shumë e mirë.




