Alketa Vejsiu është padiskutim një ndër moderatoret më të suksesshme shqiptare dhe këtë gjë e ka treguar mjaft mirë suksesi i madh që ajo ka pasur me emisionet e saj si ‘Dance with me’, ‘Piter Pan’, etj, të cilat pëlqehen shumë nga publiku.

Por për të arritur këtu ku është sot, Alketa ka punuar që në një moshë të vogël dhe këtë gjë e ka treguar në intervistën e fundit për ‘Revistën Who’. Alketa ka treguar më shumë për familjen e saj dhe se si në moshën 19-vjeçare ka arritur t’i blejë një shtëpi mamasë dhe vëllait.

"Menaxhoj shumë mirë kohën dhe prioritetet. Jam gjithmonë në shtëpi atëherë kur duhet. Rregullisht çdo darkë me familjen përveç rasteve të transmetimit direkt dhe provave të dielën. Mezi pres Krishtlindjet. Janë vërtetë periudha më e bukur kur në dritat e pemës, muzikës së sezonit, zjarrit dhe gështenjave që piqen të kuptosh që Zoti të ka dhënë një tjetër vit për të gëzuar këtë moment magjik. Familja ka qenë gjithmonë gjithçka për mua. Kam bërë të pamundurën që nënës dhe babait mos t’i mungojë asgjë. Mamit dhe vëllait i bleva shtëpinë me fitimet e para në moshën 19 vjeç. Dhe Zoti më shpërbleu duke më dhënë familjen që kisha ëndërruar; dy fëmijë që janë shpërblimi më i bukur i një dashurie të madhe! Familja është gjithçka për mua", është shprehur Alketa.




