Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Tetor 2018, 12:12

Pushime në Maldive, Miriam Cani do t'ju lë pa fjalë e veshur me rroba banje

Ndonëse në vendin tonë ka hyrë zyrtarisht sezoni i vjeshtës, këngëtarja Miriam Cani së bashku me Albanin dhe vajzën janë nisur për pushime në Mardive.

Pas një periudhe të ngjeshur me koncerte dhe projekte muzikore, çifti i njohur i artistëve kanë zgjedhur që të pushojnë në vendin ekzotik. Këtë gjë e ka treguar vetë Miriami nëpërmjet një postimi në Instagram.

Si rrallëherë, ajo ka pozuar e veshur me bikini teksa në sfond shihet pamja e mrekullueshme që të ofrojnë Maldivet. Miriami shihet mjaft në formë dhe këtë gjë e kanë vënë re edhe ndjekësit e saj që e kanë komplimentuar.