Nga Shqipëria / E Mërkurë 3 Tetor 2018, 12:12

Lorik Cana baba për herë të dytë, zgjedh emrin e veçantë për fëmijën

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, është një ndër personazhet e njohur dhe të dashur për publikun shqiptar. Mëngjesin e sotëm, Cana ka qenë i ftuar në emisionin "Wake up", ku ka folur për planet e të ardhmes dhe dëshirën e madhe që ka që të bëhet sërish baba.

Ai ka treguar se së bashku me bashkëshorten, Monika, dëshirojnë shumë që t’i japin një motër ose një vëlla djalit të tyre Bojken. Lorik madje ka rrëfyer se kanë gjetur edhe emrin e fëmijës nëse do të jetë vajzë.

"Dua që Bojken të ketë një vëlla ose një motër. Monika në fakt do vajzë dhe i ka gjetur emrin që tani. Do që ta quajë Enkelejda."- ka rrëfyer ish-kapiteni.