Kuriozitete / E Martë 2 Tetor 2018, 19:07

Dikur nuk e duronte dot, por shihni ç’thotë sot Stresi për Mc Kreshën

Reperët e njohur Stresi dhe Mc Kresha, kanë treguar gjithmonë që nuk kanë pasur një marrëdhënie të mirë me njeri-tjetrin. Siç është përfolur, dyshja nuk kanë një raport të mirë me njëri-tjetri dhe këtë gjë e kanë treguar edhe në intervista të ndryshme.

Megjithatë pak kohë më parë ata ndodheshin në një koncert së bashku dhe të gjithë menduar se i kishin dhënë fund armiqësisë. Por në një intervistë të fundit për 'Sevenbizz' ai ka rrëfyer se në atë koncert nuk ndodhi asgjë ai thjesht shijoi këngët e dy kolegëve të tij.

“Ata kënduan dhe unë kërceva me këngët e tyre. Realiteti shqiptar është i keq ti mund ta kesh rival, por nëse një reper i ka këngët hit i ka dhe kaq. Nuk duhet t’i kritikosh njerëzit. Ka shumë repera që janë pa karakter, por kanë këngë të mira”, – ka thënë ai. Gjithashtu Stresi ka thënë për të disatën herë se reperat në Shqipëri janë shumë fals dhe ka ngelur vetëm një pjesë shumë e vogël që janë 100% të vërtetë.