Nga Shqipëria / E Martë 2 Tetor 2018, 18:06

Shkoi në Dubai për pushime, Big Mama merr dhuratë nga një sheik

Big Mama është një nga këngëtaret që tërheq gjithmonë vëmendjen me jetën e saj personale, por edhe me tipin e saj të drejtpërdrejt dhe plotë batuta. Ajo pak ditë më parë lajmëroi se ka shkuar për disa ditë pushimi në Dubai.

Këngëtarja ka qenë shumë aktive në ‘Instagram’, ku ka publikuar disa foto e mbuluar me shami. Mirëpo sipas ‘Gazetës Express’, Big Mama ka njohur në Dubai një sheik i cili siç duket e njeh këngëtaren pasi i ka blerë asaj një dhuratë.

Në disa foto të siguruara nga ‘Express’, sheiku shfaqet duke i vendosur Big Mamës në vesh një palë vath, ndërkohë që në një foto tjetër ata po shkëmbejnë numrat e telefonit.