Seriali i njohur turk "Dashuri bardh e zi", i cili transmetohet çdo ditë në ekranin e 'Tv Klan' është drejt përfundimit. Siç është lajmëruar së fundmi historisë së dashurisë së Aslles dhe Ferhat po i vjen fundi dhe vendin e tij do ta zërë telenovela më e re e cila do të quhet “Xhenet”.

Ky serial është transmetuar gjatë vitit 2017 në Turqi dhe përfundoi pak muaj më parë. Seriali flet për historinë e Xhenetës, një vajzë e braktisur që fëmijë nga mamaja e saj.

Tek "Xheneta" luajnë aktorë shumë të njohur turq si Berk Atan, Almila Ada, Yusuf Akgün, Ebru Nil Aydin etj.

Seriali do të fillojë transmetimin pas mbarimit të "Dashuri bardh e zi" dhe në të njëjtin orar 18:20.



