Nga Shqipëria / E Martë 2 Tetor 2018, 17:05

Doni të merrni leje qëndrimi në Gjermani? Ja kushtet e reja që duhet të plotësoni

Me miratimin e ligjeve të reja për emigracionin, Gjermania ka lajmëruar së fundmi se të gjithë emigrantët të cilët do të aplikojnë në Gjermani për leje qëndrimi do të duhet të përmbushin kriteret e reja.

Sipas tyre të gjithë emigrantët që do aplikojnë për leje qëndrimi do të duhet të gjykohen në bazë të arsimit, moshës dhe sigurisë financiare. Pra në Gjermani do të pranohen vetëm ata që kanë një arsim dhe një ofertë konkrete pune.

“Ne nuk duam emigracion nga shtetas të pakualikuar të një vendi të tretë,” thuhet në draftin e ligjeve. Gjithashtu, shkruhet se emigrantët që do të pranohen do të renditen në bazë të nivelit të arsimit, nivelit të gjuhës, ofertave të punës dhe sigurisë nanciare.