Nga Shqipëria / E Martë 2 Tetor 2018, 16:04

‘Punoj 3 herë në ditë', Turjan Hysko zbulon se kur do të bëhet baba

Moderatori Turjan Hysko siç dihet prej kohësh është zhvendosur në televizionin 'Klan', ku përveç spektaklit "Duplex" do të risjell edhe emisionin e njohur “Familja”. Ditën e sotme prezantuesi ka qenë i ftuar në emisionin “KafeIn” në “In Radio”, ku ka rrëfyer më shumë gjëra për jetën e tij personale dhe largimi nga Vizion Plus.

Turi ka treguar se u largua nga “Vizion Plus” për një sfidë të re dhe zbuloi se në se në datën 4 tetor do të nisë edhe emisioni i ri ‘Familja’.

Po ashtu ai foli dhe për plane që ka për tu bërë baba, ku tha se po punonte 3 herë në ditë që të bëhej me trashëgimtar. Pra siç duket ai dhe Orinda shumë shpejt do të japin lajmin e bukur.