Të gjithë e mbajnë mend ish banorin e "Big Brother Albania 9", Ervin Zyfi, i cili ndonëse nuk qëndroi gjatë në shtëpinë e famshme u bë mjaft i njohur për publikun shqiptar. Ervini u komentua gjatë pas daljes nga ‘Big Brother’ për lidhjen me ish banoren Sidrita.

Mirëpo ai prej disa kohësh është zhvendosur në Amerikë, ku dhe siç duket jeta e tij ka ndryshuar rrënjësisht. Ervini ka festuar së fundmi 30 vjetorin e lindjes dhe ka prezantuar të dashurën e re, një vajzë bjonde mjaft simpatike.

Në një intervistë për “Panorama Plus”, Ervini ka rrëfyer se në Amerikë po ndjek karrierën e tij në kinematografi dhe në modelin.

"U bë ca kohë që unë jam vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më duhet ta pranoj që çdo gjë është shumë ndryshe këtu. Amerika të ofron mundësi që në vendin tim, fatkeqësisht, nuk pata mundësi t’i zhvilloja. Eksperienca më ka vlejtur, sepse po korr sukses edhe këtu. Sigurisht, imazhi është gjysma e suksesit, më pas edhe përkushtimi dhe energjia e duhur për projekte të reja, më duhet të jem shumë vigjilent për të kuptuar dhe zgjedhu vërtet atë që unë bëj më së miri. Pa diskutim, që si çdo i ri, edhe unë jam i përshtatur me rrjetet sociale dhe shpesh postoj foto nga vendet që vizitoj. Më pëlqen ky vend me të gjitha resurset e tij, me nivelin e mirë të jetesës, por mbi të gjitha për shanset e mira që të ofron"- tha ai.




