Anxhela Peristeri është padyshim një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Çdo këngë e saj kthehet në hit dhe Anxhela është një ndër personazhet që bëhet shpesh pjesë e lajmeve rozë.

Por pavarësisht se interesi i publikut është i madh për jetën private të këngëtares, ajo gjithmonë e ka mbajtur larg vëmendjes së publikut dhe asnjëherë nuk është komentuar për ndonjë lidhje.

Megjithatë ndonëse ka treguar se është beqare, Anxhela së fundmi i ka habitur të gjithë teksa është fotografuar me një unazë në gishtin e fejesës. Ajo ka publikuar vetë një foto ku shfaqet me një unazë në dorë, duke ngritur kështu dyshimin se është fejuar në fshehtësi të plotë.




