Nga Shqipëria / E Martë 2 Tetor 2018, 14:02

E la kur ishte shtatzënë, moderatori shqiptar merr vendimin e papritur për partneren

Moderatori i emisionit "Sevenbizz", Meriton Mjekiqi, i cili u bë mjaft i njohur për publikun që pas pjesëmarrjes së tij në ‘Dance with me’ prej muajsh është komentuar gjatë në media.

Pasi u zbulua se ai do të bëhej baba në një moshë shumë të re , në media aludoi lajmi se Meritoni i kishte dhënë fund lidhjes me partneren pak para se ajo të lindte djalin e tyre.

Ndarja e tyre u diskutua gjatë në media, megjithatë së siç duket pas lindjes së djalit Meritoni dhe partnerja kanë vendosur t’i japin një mundësi të dytë njëri tjetrit.

Ai i ka habitur të gjithë teksa ka publikuar një foto në ‘Instagram’,  ku shfaqet e dashura së bashku me të birin. Pranë fotos ai kishte shkruar “Ju dua”.