Siç u bë e ditur pak kohë më parë, së shpejti në ekranin e "Top Channel" do të nisë reality show më i ri i cili do titullohet 'Hell’s Kitchen' dhe që do të drejtohet nga shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli. Ky emision do të ketë në qendër gatimin ku të rinj të interesuar do të konkurrojnë.

Mirëpo mesa duket Renato nuk do të jetë i vetëm në këtë show të ri. Siç është zbuluar së fundmi përkrahë ti do të qëndrojë edhe fituesi i ‘Master Chef Albania 2’, Bleri Dervishi, i cili prej disa kohësh ka vazhduar karrierën e tij në Itali.

Këtë gjë e ka zbuluar vetë ai nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’, ku ka publikuar një foto ku shfaqet në ambientet e ‘Top Channel’.



