Ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, e cila me hitin "Zhurma" arriti një sukses të madh në tregun muzikor shqiptar. Fifi është shumë aktive në rrjetet sociale dhe shumë herë ajo publikon biseda të ndryshme me fansat e saj.

Së fundmi këngëtarja i është përgjigjur disa pyetjeve që fansat i kanë bërë në profilin e saj në Instagram, ku ka treguar një nga incidentet që i kanë ndodhur në skenë për të cilat asnjëri nuk mori vesh gjë.

“Ndoshta ka qenë kur jam rrëzuar dhe desh kam thyer qafën, por u ngrita dhe u shtira sikur ishte pjesë e koreografisë”,- është përgjigjur ajo.



