Këngëtarja e hitit "Papi", Ana Kabashi është një ndër këngëtaret e cila ka tërhequr vëmendjen e ë gjithëve me fotot provokuese dhe tipin e drejtpërdrejt që ka. Së fundmi këngëtarja ka dhënë një intervistë për emisionin “1 kafe prej shpisë”, ku tregoi më shumë për jetën personale të saj.

Këngëtarja tregoi se ende nuk është në një lidhje, por pëlqen dikë. Ana madje foli hapur dhe tregoi se disa nga VIP-at e njohur shqiptar e kanë ngacmuar dhe i kanë propozuar asaj që të bëhet e dashura e tyre.

“Kam pasur oferta kohët e fundit nga sfera e muzikës. ‘Dua që të jesh e dashura ime’ më kanë thënë. Dhe unë i kam thënë ‘Ngadalë se s’bëhen kështu gjërat’.Ma thonë live më shumë se rrjetet sociale nuk janë të sigurta. Por s’mund të lidhesh me dikë vetëm se është këngëtar apo aktor", tregoi Ana.



