Capital T është një ndër reperët më të suksesshëm shqiptar, këngët e të cilit kthehen menjëherë në hite. Ai përveç se i suksesshëm në karrierë është dhe një ndër meshkujt që pëlqehet shumë nga gjinia femërore dhe që komentohet gjatë për jetën e tij luksoze.

Së fundmi Capital T ka realizuar një video në Youtube, ku i tregon gjithë fansave të tij rutinën e një dite. Në video përveç ditës së tij të zakonshme ka zbuluar dhe disa pamje nga apartamenti i tij luksoze, ku siç tha ai jeton vetëm.

Në të shihet shtëpia super moderne, ku bien në sy mobilet moderne dhe ambient mjaft komod.



