Nga Shqipëria / E Martë 2 Tetor 2018, 12:12

Në pritje të binjakëve, këngëtari shqiptar baba për herë të dytë

Këngëtari i njohur shqiptar i hiteve "Sa vite", "Edhe pak", "Nuk muj me ta fal" etj,  shumë shpejt do të bëhet baba për herë të dytë. Albatrin Muqiqi dhe bashkëshortja e tij Egzona janë në pritje të ëmbël.

Siç kanë zbuluar burimet pranë ‘Prive’ , pritet që çifti i njohur shumë shpejt të bëhen prindër të binjakëve, mirëpo gjinia e tyre ende nuk është zbuluar.

Binjakët do të jenë fëmijët e dytë për këngëtarin pasi siç dihet ai është baba dhe i një vajze, e cila quhet Amelia.