Këngëtari i njohur shqiptar i hiteve "Sa vite", "Edhe pak", "Nuk muj me ta fal" etj, shumë shpejt do të bëhet baba për herë të dytë. Albatrin Muqiqi dhe bashkëshortja e tij Egzona janë në pritje të ëmbël.

Siç kanë zbuluar burimet pranë ‘Prive’ , pritet që çifti i njohur shumë shpejt të bëhen prindër të binjakëve, mirëpo gjinia e tyre ende nuk është zbuluar.

Binjakët do të jenë fëmijët e dytë për këngëtarin pasi siç dihet ai është baba dhe i një vajze, e cila quhet Amelia.



