Nga Shqipëria / E Hënë 1 Tetor 2018, 19:07

Çaste romantike në plazh, këto foto të Elgitit dhe Kleas do t’ju ngrohin zemrën

Elgit Doda dhe Klea Huta janë padiskutim një nga çiftet më simpatike në showbizin shqiptar. Ata një vit më parë bënë publike lidhjen e tyre dhe që prej asaj kohe kanë qenë në vëmendje të mediave.

Së fundmi revista “Story” ka siguruar disa foto të çiftit teksa kanë qenë duke pushuar në jugë të vendit. Ata shfaqen shumë afër njëri tjetrit teksa Klea shihet mjaft në formë e veshur me bikini teksa shihet shumë e lumtur pranë këngëtarit.

Ndërkohë në disa foto të tjera ata shihen duke u argëtuar me shoqërinë teksa luajnë volejboll. Dyshja është mjaft e dashuruar me njëri tjetrin dhe këtë gjë e tregojnë gjithmonë kur janë pranë njëri tjetrit.