Nga Shqipëria / E Hënë 1 Tetor 2018, 19:07

Gjetën çantën me 6200 euro gjatë pushimeve në Greqi, çifti bën gjestin e papritur

Një çift anglezësh ka habitur së fundmi të gjithë autoritetet greke me gjestin e tyre. Ata kanë qenë për pushime në ishullin e Kretës në Greqi, ku rastësisht teksa kanë qenë duke ecur në rrugë kanë gjetur një çantë me 6200 euro.

Mirëpo ndryshe nga shumë të tjerë ata janë përgëzuar për gjestin e tyre, pasi menjëherë i kanë çuar këto para në polici. Siç lajmërojnë mediat e huaja çanta i përkiste një 60 vjeçareje e cila i ka përqafuar dhe falënderuar dy të rinjtë për gjestin bujar.

22-vjeçarja Jessica Frank dhe Edëard Gibson, 24, u vlerësuan shumë dhe ata përfituan përmirësim hotelesh dhe udhëtime më të lira në taksi.

“Isha pranë një dyqani kur pashë çantën e humbur. Fillimisht mendova se kishte letra, por kur e hapa pashë se kishte para. Nuk e mendova për asnjë moment që ta maja për vete. E dija se unë dhe partneri im nuk kishim asnjë të drejtë për të. Kur policia na mori për të takuar zonjën që i takonin paratë, ajo qante dhe na bekonte. Paratë ishin jetesa e saj. Na quajtën "hero". Ishte një ndjenjë shumë e mirë teksa bëmë gjestin e duhur, dhe për dikë tjetër ato para ishin gjithçka kishte.", ka treguar Jessica.