Eli Fara është një ndër këngëtaret më të njohura shqiptare, e cila ka tërhequr vëmendjen me zërin dhe pamjen që në daljen e saj të parë. Ajo është cilësuar gjithmonë si një nga femrat më simpatike shqiptare dhe kjo pasi edhe pse vitet ikin ajo mbetet gjithmonë në formë.

Pak më parë Eli është bërë nostalgjike dhe ka publikuar një foto, ku shfaqet 18 vite më parë në fillim të karrierës së saj. Në të këngëtarja shfaqet shumë vite më parë, por ajo që bie në sy është se Eli nuk ka ndryshuar aspak pasi vijon të jetë po aq simpatike sa atëherë.

“12 ëndrra të një nate vere @veragrabocka 2000″, ka qenë mbishkrimi që ajo i ka lënë fotografisë së shkrepur tetëmbëdhjetë vite më parë.



