Nga Bota / E Hënë 1 Tetor 2018, 17:05

Çuditen njerëzit, Mbretëresha përdor një dorë të rremë dhe arsyeja do t'ju habisë

Së fundmi është zbuluar një sekret që me siguri askush nuk e dinte për Mbretëreshën Elisabeth. Siç kanë raportuar mediat e huaja, ajo përdor një dorë të rremë për të përshëndetur njerëzit gjatë daljeve publike.

Vajza e saj princeshë, Anna, ka zbuluar për shkrimtarit Robert Hardman se një grup studentësh nga Australia i kanë dhuruar dikur 92-vjeçares një dorë të rreme që ajo mos të lodhej gjatë daljeve publike.

“Ata i dhuruan asaj një dorezë të mbushur me një levë druri që kur e tërhiqje fundin e levës ajo lëvizte si dora e vërtetë e Mbretëreshës. Unë mendoj se ata e dhuruan si diçka të pacipë dhe tallëse, por Madhëria e saj ishte e kënaqur me këtë dhuratë” – tregonte Anne.

Sipas revistës ‘People’ mendohet se Mbretëresha nuk e ka përdorur asnjëherë këtë dorë, por ka dyshime se në vitin 2012 ajo e ka lëvizur dorën shumë më ndryshe se herët e tjera.

“Është një dorë vertikale me një kthesë të vogël nga kyçi i dorës, një çështje e stilit të lartë, por nuk bie shumë në sy” – tha Arbiter.