Nga Shqipëria / E Hënë 1 Tetor 2018, 17:05

I bëri të gjithë të flasin për të, por ja sa pagoi Elita Rudi për fustanin e nusërisë

Elita Rudi i dha fund beqarisë një javë më parë në një dasmë të madhe, ku çdo detaj u komentua gjatë nga mediat. Një nga gjërat që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte fustani madhështor që Elita kishte zgjedhur.

Siç u mësua, velloja u punua posaçërisht për moderatoren dhe modeli i fustanit u dizenjua nga vetë ajo. Mirëpo siç pritej ky fustan kap shifrat marramendëse. ‘Prive’ ka mësuar së fundmi se Elitës i ka kushtuar plotë 10 mijë euro fustani i bardhë.

Por sipas burimeve është mësuar se Elita ka paguar vetëm gjysmën e çmimit, pasi pjesa tjetër është përfshirë në marketingun dhe reklamimin që prezantuesja i ka bërë markës së fustanit.